Pas shpërthimit të 29 nëntorit në Ibër Lepenc, tani situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe nën kontroll.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, për Arbresh.info.
“Gjithçka është nën kontroll, situata është delikate por e qetë, kemi numër të mjaftueshëm në mbarë veriun e vendit, jemi të gatshëm në rast se ka nevojë për ndërhyrje”, tha Elshani për Arbresh.info.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë kryer bastisje në fshatin Varagë, aty ku dhe ndodhi shpërthimi në Ibër Lepenc, ndërsa janë konfiskuar tri pushkë gjuetie, e të arrestuar deri tani nuk ka pasur./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...