Google ADS

Presidentja sllovene reagon ashpër për sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, e quan akt i neveritshëm frikacakësh

21:28 | 30 Nëntor 2024
R J

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Përmes një shkrimi në X, Pirc Musar tha se çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm frikacakësh.

“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm qyqarllëku, dhe sabotazhi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq. Solidarizohem me të gjithë ata që janë prekur. Jam i bindur se autorët do të gjenden dhe do të përballen me drejtësinë”, tha ajo.

Të ngjashme