Milani ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Empolit në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit italian.
Në minutën e 14-të Milani pati rastin e parë serioz për gol, por Alvaro Morata e humbi një mundësi të artë shënimi.
Ishte pikërisht Morata ai i cili shënoi për t’i dhënë epërsinë Milanit prej 1-0 në minutën e 19-të pas një topi të kthyer brenda zonës.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, vendasit e gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me Tijjani Reijnders i cili në minutën e 44-të realizoi për 2-0.
Mundësinë e vetme për gol në këtë sfidë Empoli e pati në minutën e 54-të kur Youssef Maleh goditi traversën.
Golin përfundimtar në këtë takim për Milanin e realizoi sërish Reijnders i cili shënoi në minutën e 69-të për 3-0.
Me këtë fitore Milani mban pozitën e shtatë në renditje dhe tashmë ka 22 pikë të grumbulluara./Telegrafi/
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...