Ambasada e Italisë dënon sulmin në Zubin Potok: Ne qëndrojmë me Kosovën

10:22 | 30 Nëntor 2024
Q L

Italia ka dënuar shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit.

Në një postim në platformën X, ambasada italiane thekson se qëndrojnë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të neveritshëm.

“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të neveritshëm”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme