Google ADS

Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënshtrohet bandave kriminale e terroriste

08:33 | 30 Nëntor 2024
K.B

Partia Guxo ka dënuar sulmin kundër Republikës sonë, kundër aseteve kryesore strategjike të saj, kundër sigurisë, rendit e jetës normale e të qetë.

Në reagimin e tyre, thuhet se Republika e Kosovës nuk përulet nga asnjë sulm dhe nuk iu nënshtrohet bandave kriminale e terroriste.

“Ky sulm tregon edhe një herë se sa është e rëndësishme prania e njësive speciale si dhe puna e aksionet e Policisë së Kosovës për konfiskimin e armëve nga grupet kriminale e terroriste për të siguruar rend, qetësi e normalitet. Sulmi në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të sulmeve të Serbisë është një marrëzi dhe çmenduri”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

Të ngjashme