Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar akt terrorist shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Sveçla ka thënë se ky shpërthim është akti më i madh ndaj infrastrukturës jetike, që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Ai shtoi se është e qartë se këto grupe sponsorizohen nga ushtria dhe policia e Serbisë.
Sveçla ka thënë se shpërthimet e fundit në veri janë bërë me eksplozivë nga rezervat e Serbisë.
“Po. Nuk po flasim për armë të vogla. Po flasim për eksplozivë që s’është e lehtë të gjenden në tregun e zi. Kjo patjetër se vjen nga rezervat, nga stoqet e eksplozivit të Serbisë”, ka thënë Sveçla, dhe shtoi se ky është një mesazh për qeverinë e Kosovës dhe partnerët e sajë.
Sipas tij, grupet terroriste nuk dëshirojnë që paqja të sundojë në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.
“Ata po deklarojnë se nuk do të ndalen. Ky shpërthim është akti më i madh ndaj infrastrukturës jetike, që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Është e qartë se këto grupe sponsorizohen nga ushtria dhe policia e Serbisë. Armatimi që është gjetur në rrethinën e Banjskës është dëshmi që është gjetur nga kazermat e Serbisë. Çështja nuk është se a ka armë dhe a do të ketë armë,por si është vullneti i tyre, tha Svçla.
Ministri tha se ata nuk kanë vullnet të ketë paqe në Kosovë dhe po e shfrytëzojnë situatën e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ndryshimin e pushtetit në SHBA.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, para gazetarëve tha se masat e sigurisë nga Policia e Kosovës janë ndërmarrë para se të ndodhte shpërthimi në Zubin Potok.
“Për shkak të dy shpërthimeve në veri, në stacionin policor dhe në Komunën e Zveçanit, kemi shtuar masat e sigurisë gjatë ditës së sotme dhe që paralajmërimet dhe masat janë marrë para se të ndodhte ky rast tani”, tha Hoxha.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...