Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët duhet të mbahen përgjegjës

00:52 | 30 Nëntor 2024
E.G

Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se e dënon shpërthimin që ka ndodhur sonte në kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

Në një postim në platformën X, ai është shprehur se e mbështet plotësisht reagimin edhe të shefit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, për të njëjtën çështje.

“E dënojmë fuqishëm sulmin e rëndë të mbrëmjes së sotme në kanalin e Ibër Lepencit dhe pasojat e tij të mundshme”.

“EULEX-i është i angazhuar në monitorimin e hetimeve të shpejta: autorët duhet të mbahen përgjegjës”, ka thënë Barbano.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme