Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Këshillit të Sigurisë në Kosovë

00:26 | 30 Nëntor 2024
E.G

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të mbajë mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas shpërthimit që ka ndodhur në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Ai, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka theksuar se do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it në Kosovë.

Kurti u shpreh falënderues ndaj aleatëve për mbështetjen që treguan në këtë rast.

“Falënderoj partnerët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre që treguan ndaj vendit tonë. Menjëherë pas kësaj konferencë do të takohem me komandantin e KFOR-it”.

“Poashtu do të mbajë edhe nëj mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme