Google ADS

Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

23:30 | 29 Nëntor 2024
E.G

Ambasadori i Bashkimit Evropian së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë”, ka shkruar ai.

“Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Orav në X./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme