Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet një Qeveri që u krijon perspektivë

22:52 | 29 Nëntor 2024
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi bashkë me deputetën Ganimete Musliu kanë pritur  një grup të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se që këta të rinj të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet një Qeveri që u krijon perspektivë, kushte të mira studimi dhe mundësi punësimi, shkruan Arbresh.info.

“Bashkë me kolegen time, deputeten Ganimete Musliu, sot në Partinë Demokratike të Kosovës pritëm një grup të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët kanë entuziazëm dhe vullnet që të angazhohen me tërë potencialin e tyre për një të ardhme më mirë në vendin tonë.Që këta të rinj dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet një Qeveri që u krijon perspektivë, kushte të mira studimi dhe mundësi punësimi.”, ka shkruar ai.

“Këtyre nevojave u përgjigjet programi i kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza që garanton të ardhme të sigurt për vendin. Kosova mundet ma mirë!”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme