Google ADS

Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkëpunojnë me KFOR

22:03 | 29 Nëntor 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar për shpërthimin në Zubin Potok. Ai kërkon që Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.

Në Facebook, ai ka shkruar se shpërthimet në veri të vendit janë si rrjedhojë e mungesës e qasjes pro-aktive të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes pro-aktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane”, ka shkruar Haradinaj

Sipas tij, naiviteti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme