Google ADS

“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut

19:06 | 29 Nëntor 2024
E.G

Sot Shqipëria feston 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga forcat nazifashiste më 1944.

Krerët më të lartë të politikës në vend, në kuadër të Ditës së Çlirimit kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, ku edhe u vendosën kurora me lule.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë “Foton e Ditës” në rrjetet sociale, teksa kryen homazhe përballë monumentit “Nënë Shqipëri”, në të cilin shkruhet “Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Atdheut”.

Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik./atsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme