Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës njofton se ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.
Në njoftimin për media theksohet se me planifikimet e parapara, do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu thuhet se planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.
Më tej bëhet e ditur se me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente, policia do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues.
Qëllimi i operacioneve policore, sipas PK-së, do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale.
Duke pasur parasysh se ndihmë të madhe në realizimin e objektivave policore për më shumë siguri në vend, ka edhe bashkëpunimi me qytetarë, policia duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, fton qyfterët që edhe tani e tutje të ndajnë me të informacione që shkojnë në drejtim të rritjes së sigurisë për të gjithë pa dallim./Arbresh.info/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...