Qëndrimin e tij në Komunën e Podujevës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, e përmbylli me vënien e gurthemelit të “Tregut të Gjelbër”, pas vënies së gurthemelit të Sallës së Edukatës Fizike në shkollën “Ali Ajeti” dhe atij të Shkollës së Mesme Profesionale, po në këtë komunë.
Ky projekt ka vlerë të investimit prej 1.44 milionë euro, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1600 metra katrorë. Objekti do të ketë tri nivele: podrumin, katin përdhese dhe katin e parë.
Do ketë depo, parking për 30 vetura, dyqane dhe hapësirë për rreth 40 tezga për fruta dhe perime. Sipas planit dinamik, punimet parashihen të përfundojnë brenda 300 ditëve./Arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...