Google ADS

Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së

14:26 | 29 Nëntor 2024
Q L

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka thënë se PDK-ja do të ngris padi për shpifje ndaj deputetes së VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni.

Ajo është shprehur se Kryeziu-Hyseni ka shpifur se zyrtarët e PDK-së kanë ndikuar që siç u shpreh Çitaku, të mos hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës.

Tutje, Çitaku është shprehur se masat ndëshkuese, Kosovës ia ka sjellë kryeministri Albin Kurti, shkruan Arbresh.info

“E kemi ftuar këtë konferencë për të denoncuar propagandën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mospunën e vet dhe izolimin ndërkombëtarë që ia ka shkaktuar Kosovës për katër vjet qeverisje, po përpiqet ta shndërrojë në propagandë para zgjedhjeve të shkurtit”.

“Të mërkurën mbrëma, deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka shpifur se zyrtarët e PDK-së, Bernard Nikaj dhe ish-zyrtari i PDK-së, Petrit Selimi kanë ndikuar në mos heqjen e sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian dhe ky është një tentim për të denigruar jo vetëm këta individ, por edhe Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Andaj, PDK do të ngris padi për shpifje ndaj deputetes Kryeziu-Hyseni. Kosova fatkeqësisht është nën sanksione, njëjtë si Rusia dhe Bjellorusia, për shkak të Qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Masat ndëshkuese, Kosovës ia ka sjellur Albin Kurti me kryeneçësinë e tij dhe qeveria e paaftë me mentalitet shkatërrues e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Çitaku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme