“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publikon pamje nga festimi i 28 Nëntorit

13:46 | 29 Nëntor 2024
K.B

Komuna e Prishtinës, ka ndarë disa pamje nga festimi i 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.

Në fotografi shihen kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“U bashkuam nga të gjitha trevat shqiptare, në këtë 28 Nëntor, për të shënuar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kryeqyteti gjithmonë do të jetë krah Tiranës, për ju dhe me ju, në çdo hap të rrugës”, ka shkruar komuna krahas fotografive./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme