Ashpër e dënoj, gjithsesi paraqet akt të agresionit, këtë e tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me videot që u publikuan gjatë mbrëmjes se djeshme, ku shihe se si digjej flamuri i Maqedonisë së Veriut gjatë festës së 28 Nëntorit.
Mickoski ta se ky rast vjen pas paralajmërimeve të tij se politikanë të caktuar përgatisin skenarë për destabilizim të vendit, ndërkaq tha se nuk do të ketë mëshirë as ndaj porositësve, por as ndaj kryerësve të këtyre veprave.
“Për shkak se është një grup i vogël i manipuluar, i izoluar, nga ata që i mbrojnë milionat e tyre. Ndërsa deri te ata që janë viktima potenciale të këtyre kriminelëve dhe dhunuesve politik, dua t’i paralajmëroj se nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt. Secili që do ta shkel ligjin dhe Kushtetutën, do të përgjigjet. Nëse mendojnë se janë të pa prekshëm dhe nëse mendojnë se këtë që po e flasim nuk është e vërtet, mendoj se fuqishëm do të dëshpërohen dhe do të jenë dëshmitarë që në tentimin e parë, për këto që gjatë ditës së djeshme janë arrestuar”, tha Mickoski./tv21/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...