Google ADS

Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës më 5 dhjetor

12:35 | 29 Nëntor 2024
Q L

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar protestën e radhës do ta mbajnë më 5 dhjetor.

Bëhet e ditur se vendimin për protestë, e kanë marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë të mbajtur më 26 nëntor.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së”, thuhet në njoftim të FSSHK-së, shkruan Arbresh.info

FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor./Arbresh.info/

Të ngjashme