Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamundëson efikasitetit e sistemit gjyqësor

12:15 | 29 Nëntor 2024
Q L

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në Konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”.

Gjatë fjalës së tij, Kelmendi ka përmendur sfidat e sistemit prokurorial, në veçanti ato që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ për të pasur një sistemin prokurorial funksional dhe efikas, me ç’rast ka theksuar se si pasojë e mos aprovimit të kërkesave buxhetore për të shtuar numrin e prokurorëve dhe stafit mbështetës do të vije deri të pamundësia e mbajtjes së seancave gjyqësore brenda afateve ligjore, për shkak të numrit disproporcional të prokurorëve dhe gjyqtarëve, shkruan Arbresh.info.

Tutje ai, nënvizoi qëndrimet lidhur me avancimin e sistemit të drejtësisë përmes bashkëpunimit institucional, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në mes të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial, për të garantuar një drejtësi efikase dhe të besueshme në Republikën e Kosovës.

Në fund, Kelmendi, ka falënderuar sistemin gjyqësor dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre gjatë reformës në drejtësi dhe ruajtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë./Arbresh.info/

Të ngjashme