Google ADS

Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publikon foto nga dëmet materiale

09:51 | 29 Nëntor 2024
K.B

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në objektin e kësaj komune.

Në llogarinë e tij në Facebook, Peci thënë se është akt i papranueshëm i dhunës dhe terrorit.

Peci ka ndarë edhe pamjet nga dëmet të cilat janë shkaktuar.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, shkruan ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit dhe katër vetura

Të ngjashme