Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del nga tuneli për herë të parë si trajner i Man Utd në shtëpi

08:05 | 29 Nëntor 2024
K.B

Trajneri portugez Ruben Amorim performoi për herë të parë para tifozëve të klubit të tij të ri Manchester United në një ndeshje të Ligës së Evropëss të enjten mbrëma, ku kundërshtar ishin Bodo/Glimt.

Publiku reagoi pozitivisht kur Amorim doli nga tuneli, e më pas përshëndeti ata duke marr edhe një ovacion të madh.

Manchester United është në vështirësi këtë sezon edhe pas largimit të Erik ten Hag.

Trajneri holandez u largua këtë muaj dhe u pasua për një kohë të shkurtër nga Ruud van Nistelrooy.

Ish-sulmuesi i Man United ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme, por ai arriti të stabilizojë ekipin dhe të arrijë rezultate solide.

Tashmë ka ardhur Amorimi, 39-vjeçari deri vonë trajneri i SportingLisbonës ka arritur rezultate të shkëlqyera me skuadrën portugeze, por ka thënë se ka shumë punë për ta përshtatur skuadrën e Man United në sistemin e tij.

Në debutimin e tij, ai mori vetëm një pikë nga Ipswich. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme