UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampionëve

19:00 | 28 Nëntor 2024
D.H

Mbrëmë ka përfunduar rrethi i pestë në Ligën e Kampionëve.

Dy netët e mbrëmshme kanë sjellur disa duele interesante për shikuesit, ku sfida kryesore ishte në “Anifeld” me vendasit që mposhtën Real Madridin me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info.

Teksa gjatë ditës së sotme është publikuar formacioni më i mirë për këtë javë.

Portieri më i mirë ishte pikërisht ai i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher. Mbrojtja përbëhet nga Bensebaini i Dortmundit, Cubarsi i Barcelonës, Kim i Bayern Munich dhe Timber, anësori i Aresenalit.

Ndërkohë në mesfushë është Krunic, Mac Allister, Florian Wirtz dhe Tillman. Sulmi përbëhet nga Retegui i Atalantës dhe Julian Alvarezi i Atletico Madridit.

Sfidat e radhës në Ligën e Kampionëve janë me 10 dhe 11 dhjetor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme