Google ADS

Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i mirë mjaftueshëm, do të ftohem

18:20 | 28 Nëntor 2024
D.H

Vesel Dermaku është futbollisti që para disa javësh i tha “po” Kosovës.

Ai është preznetuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, teksa ende nuk e ka bërë debutimin e tij me “Dardanët”, shkruan Arbesh.info.

Mirëpo gjatë ditës së sotme ka folur për angazhimin e tij tek skuadra austriake dhe për kombëtaren e Kosovës.

“Janë dy shtete të zemrës. Duhet të punoj fort dhe nëse jam i mirë mjaftueshëm, do të ftohem. Në skuadrën e Kosovës ka konkurrencë dhe lojtarë të njohur”, ka thënë Dermaku, në një konferencë për media para ndeshjes me Sturm Graz.

Dermaku ka përfaqësuar kombëtaren e Austrisë deri në grupmoshën U21, teksa ka 15 paraqitje me këtë grupmoshë.

Ndërsa më skuadrën e tij Altach, nuk po i ecën mirë pasi ndodhen në vendin e fundit me nëntë pas 14 ndeshjeve.

Ai është paraqitu në 14 ndeshje këtë sezon dhe ka asistuar një herë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme