Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani është duke shkëlqyer me skuadrën e tij Gwangju.
Ai aktualisht është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të Azisë, me shtatë gola të realizuar deri më tani, shkruan Arbresh.info.
Asani ka lënë prapa futbollistë të njohur si Cristiano Ronaldo, Mahrez, Firmino e Mitorvic, teksa ka thënë se synon të vazhdojë ecurinë e golave edhe në vazhdim.
“E pashë ndeshjen e Cristiano Ronaldos në Champions, është më i miri në botë, ai shënoi dy gola dhe unë mendova se duhet të shënoj gol me patjetër për të ruajtur epërsinë time në listën e golashënuesve. Dhashë gjithçka në fushë. I jam mirënjohës të gjithë ekipit, pa ekipin nuk mund të shënosh dot gola. E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe ndihem shumë falënderues”, tha Asani.
Sfidën e radhës ai do ta luaj me Shanghai Port me datë 3 dhjetor, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë./Arbresh.info
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli