Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në “Kompleksin Memorial Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e festave të 28 Nëntorit.
Në ditëlindjen e heroit Adem Jashari, Osmani tha se kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe më të madh me lindjen e kryekomandantit dhe me përkushtimin e palëkundur ndaj idealeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare, shkruan Arbresh.info
E para e vendit tha se Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK-ja e përjetshme!
Postimi i saj:
I lindur më 28 Nëntor, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, komandanti legjendar Adem Jashari ishte njeriu i destinuar për madhështi. Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe më të madh me lindjen e kryekomandantit dhe me përkushtimin e palëkundur ndaj idealeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare.
Adem Jashari është zemra e luftës sonë, simboli i rezistencës dhe flakadani i përjetshëm i lirisë sonë. Në këtë ditë, kur UÇK-ja doli për herë të parë publikisht, në mesin e qyetarëve të shumtë, nderuam jo vetëm ditën e lindjes së komandantit legjendar, por edhe veprën dhe sakrificën e tij dhe të ushtrisë së cilës i priu edhe idealeve për të cilat dha gjithçka.
Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK-ja e përjetshme!
Ai është i gjallë!
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League