Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, te memoriali i Isa Boletinit dhe te shtatorja e Ismail Qemailit

16:38 | 28 Nëntor 2024
E.H

Në 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, ka nisur ditën me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ata kujtuan sakrificën, flijimin dhe çmimin që dha familja Jashari për lirinë që e gëzojmë sot, gjersa 28 nëntori shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shënim të 112-vjetorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, ka bërë homazhe edhe te memoriali i Isa Boletinit dhe te shtatorja e Ismail Qemailit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme