Google ADS

Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët – Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

14:33 | 28 Nëntor 2024
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.

Në një postim në Facebook, ai uron shqiptarët, dhe shkruan se 28 Nëntori, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së, shkruan Arbresh.info.

“Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë. Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së. Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.”, ka shkruar ai.

“Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim. Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre. Urime 28 Nëntorin, shqiptarë”, ka shtuar kreu i PDK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme