Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të vizitojë Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Këto homazhe do të mbahen për nder të festës së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Arbresh.info.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, homazhet do të bëhen rreth orës 15:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. VENDI: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. KOHA: 15:30”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...