Begaj uron 28 Nëntorin nga sheshi i Vlorës, thekson vetëdijen e vendosmërinë

10:54 | 28 Nëntor 2024
R J

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e 28 Nëntorit nga sheshi i Vlorës.

Begaj iu bën thirrje bashkëatdhetarëve që të kenë vetëdije e vendosmëri në cdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Gëzuar festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar!

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e Pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar!/Arbresh.info/



Të ngjashme