Google ADS

Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër familjes evropiane

10:15 | 28 Nëntor 2024
E.G

Me rastin e Festave të Nëntorit nuk kanë munguar urimet për shqiptarët edhe nga diplomatët e huaj nëShqipëri.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka uruar Ditën e Pavarësisë, ku thekson se ky 112 vjetor e ka gjetur vendin më afër BE-së, me hapjen e negociatave për grupkapitujt e parë themelorë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap”, uron ambasadori Gonzato./rtsh.al

Të ngjashme