Google ADS

Kelmendi: 28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë ne shqiptarët

09:04 | 28 Nëntor 2024
E.G

U.D Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi ka uruar 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në urimin e tij, ai tha se 28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë shqiptarët, shkruan Arbresh.info.

“Të nderuar bashkëkombës, Sot, me rastin e shënimit të 112 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë idealin dhe veprën e të gjithë atyre që në kohëra dhe periudha të ndryshme historike luftuan dhe punuan për liri, pavarësi, identitet dhe dinjitet kombëtar. 28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë ne shqiptarët.”, ka thënë ai.

Kelmendi tha se kjo ditë na kujton historinë tonë të lavdishme dhe sakrificën e shumë brezave për të qenë bashkë dhe të lirë.

“Gjithashtu, vlerësojmë dhe i gëzohemi të arriturave të popullit shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë, veçanërisht në progresin e arritur drejt rrugës euroatlantike, duke u shndërruar kështu në faktor të paqes dhe stabilitetit në rajon.”, shkroi mes të tjerash ai.

“Zoti i bekoftë shqiptarët!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme