Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellë shtim të vranësirave dhe lagështirës në të gjithë territorin shqiptar ku në zonat veriore – veriperëndimore do të gjenerohen reshje të pakta dhe të izoluara shiu; Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Tiranë dhe Vlorë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë./abcnews/