Lille shënon fitore, Zhegrova luan nga minuta e 73-të

23:02 | 27 Nëntor 2024
D.H

Lille ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Bolognan me rezultat 1-2 në udhëtim.

Bologna shënoi pas katër minuash mirëpo goli i Dallingas u anulua nga VAR-i, për pozicion jashtë loje, shkruan Arbresh.info.

Mysafirët e panë vetën në avantazh një minutë para përfundimit të pjesës së parë me golin e Mukaus.

Lucumi barazoi për Bolognan në minutën e 63-të, teksa vetëm pas tre minutash Lille u kthye në epërsi sërish me golin e dytë të Mukaut.

Deri në fund gola nuk pati dhe skuadra e Edon Zhegrovës arkëtoi tri pikë të arta në Ligën e Kampionëve.

Ylli kosovar këtë sfidë u raportua se është i lënduar dhe sfidën e nisi nga banka, teksa në lojë u inkuadrua në minutën e 73-të.

Pas pesë ndeshjeve Lille ka 10 pikë kurse Bologna ka një sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme