Një dobësi e zbuluar së fundmi në Linux kernel mund t’i lejojë sulmuesve të fitojnë qasje në miliona pajisje me Android si dhe mijëra serverë dhe kompjuterë me Linux.
Kompania e sigurisë Perception Point ka gjetur një lëshim të indeksuar si CVE-2016-0728, që ka ekzistuar që tri vite në versionin 3.8 të Linux kernel qysh pas lëshimit në vitin 2013, shkruan arbresh.info. Kompania së fundmi ka zhvilluar një dëshmi të këtij koncepti dhe ka raportuar dobësinë tek zhvilluesit që mirëmbajnë kernel-in.
Dobësia mund t’i lejojë njerëzve me qasje lokale në serverë të shfrytëzojnë atë për të fituar qasje të plotë tek serverët, transmeton arbresh.info. Po ashtu, në telefonat me Android që përdorin versionin 4.4 KitKat apo më të vjetër, ky lëshim i lejon një aplikacioni keqdashës të kontrollojë funksionet themelore të sistemit operativ.
Bazuar në Perception Point, kjo dobësi është e pranishme në miliona kompjuterë dhe serverë me Linux, përfshirë edhe 66% të telefonave me sistem operativ Android.
Kompania ka thënë që ende nuk ka vërejtur se është përdorur kjo dobësi, por derisa Linux nuk lëshon një përditësim për të rregulluar atë, miliona pajisje dhe sisteme operative vazhdojnë të qëndrojnë të rrezikuara nga hakerët./arbresh.info
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...