Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për suksesin e Telekomit.
Kurti ka thënë se me 100% mbulim në tërë Kosovën me rrjetin 4G dhe 4G+, mbi 65% mbulim me teknologjinë 5G dhe i vetmi vend në rajon që nuk operon më me teknologjinë 3G.
“Ky është suksesi dhe avancimi i jashtëzakonshëm që ka njohur Telekomi i Kosovës. Kur morëm detyrën në mars 2021, e bëmë të qartë që do të ndihmojmë Telekomin, për aq sa Telekomi ndihmon të punojmë së bashku për reforma dhe arritje konkrete”, shkroi Kurti në Facebook, përcjell Arbresh.info
Postimi i Kurtit:
100% mbulim në tërë Kosovën me rrjetin 4G dhe 4G+, mbi 65% mbulim me teknologjinë 5G dhe i vetmi vend në rajon që nuk operon më me teknologjinë 3G.
Ky është suksesi dhe avancimi i jashtëzakonshëm që ka njohur Telekomi i Kosovës. Kur morëm detyrën në mars 2021, e bëmë të qartë që do të ndihmojmë Telekomin, për aq sa Telekomi ndihmon të punojmë së bashku për reforma dhe arritje konkrete. Pas katër vitesh, ajo është një ndërmarrje e rimëkëmbur, duke dhënë shembull të mirë për vendin dhe për rajonin. Modernizimi i plotë i rrjetit VALA i cili si projekt u arrit këtë muaj, duke bashkëpunuar edhe me kompaninë suedeze Ericsson, dëshmon se rrjeti po kalon në një nivel të ri, të pakrahasueshëm më parë.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...