Nga: Klaus Schwab
Nga moria e sfidave me të cilat bota përballet sot, ndoshta më e vështira është mënyra si do t’i japim formë Revolucionit të Katërt Industrial që nisi në fillim të shekullit. Teknologjitë dhe qasjet e reja po shkrihen në botët fizike, dixhitale dhe biologjike në mënyra që do të transformojnë thellësisht racën njerëzore. Se sa pozitiv do të jetë ky transformimi kjo do të varet nga mënyra se si ne navigojmë rreziqet dhe mundësitë që dalin përgjatë rrugës.
Revolucioni i Katërt Industrial ngrihet mbi Revolucionin e Tretë Industrial, gjithashtu i njohur si Revolucioni Digjital, që solli shtimin e kompjuterëve dhe automatizimi e mbajtjes së të dhënave; por vala e re e transformimit ndryshon nga paraardhëset në disa mënyra kyçe. Së pari, inovacionet mund të zhvillohen dhe të shpërndahen më shpejt se kurrë. Së dyti, kostot në rënie të prodhimit margjinal dhe shtimi i platformave që përbëjnë dhe përqendrojnë aktivitetin në sektorë të shumë shton përfitimet. Së treti, ky revolucion global do të prekë – dhe do të marrë formë – nga të gjitha vendet dhe do të ketë një ndikim në nivel sistemesh në shumë zona.
Revolucioni i Tretë Industrial ka potencialin të fuqizojë individët dhe komunitetet, teksa krijon mundësi të reja për zhvillim, ekonomik, social dhe personal. Por gjithashtu mund të çojë në margjinalizim të disa grupeve, përkeqësim të pabarazisë, krijim të rreziqeve të reja të sigurisë dhe të kthehet në pengesë për marrëdhëniet njerëzore.
Nëse do të matim mundësitë dhe të shmangim grackat, nga Revolucioni i Katërt Industrial duhet të kemi kujdes me çështjet që ngre. Duhet të rimendojmë idetë tona rreth zhvillimit ekonomik dhe social, të vlerësojmë krijimin, privatësinë dhe pronën, si dhe identitetin individual. Ne duhet të zgjidhim, veçmas dhe së bashku, çëshjet morale dhe etike që ngrihen nga kërkimet mbi inteligjencën artificiale dhe bioteknologjia, që do të mundësojë shtim domethënës të jetës, bebe të projektuara dhe zgjatje të kujtesës. Dhe ne duhet të miratojmë qasje të reja për takimin e njerëzve dhe krijimin e marrëdhënieve.
Shkalla e sfidave nuk duhet nënvlerësuar. Revolucioni i Katërt Industrial mund të çojë në forma të shtimit të njerëzve që ngre pyetje të natyrës ekzistenciale të njerëzimit – dhe madje më shpejt nga sa mund të merren me mend.
Merrni në konsideratë ndikimin që teknologjia mobile ka tashmë në jetët dhe marrëdhëniet tona. Teksa risia e teknologjisë që vishet i hap rrugën domosdoshmërisë – a do të privohemi ne nga shansi për të ndaluar e reflektuar dhe për t’u angazhuar në biseda që kanë kuptim? Si do të ndryshojnë lidhjet e jetës sonë me ato të atyre që na rrethojnë? Këto janë pyetje me rëndësi, rreth të cilave debati do të intensifikohet në vitet në vijim. Sigurisht, teknologjia nuk është një forcë ekzogjene mbi të cilën njerëzit nuk kanë kontroll. Ne nuk kufizohemi nga një zgjedhje binare mes pranimit dhe refuzimit. Vendimet që bëjmë çdo ditë si shtetas, klientë dhe investitorë udhëzojnë progresin teknologjik. Sa më shumë mendojmë rreth vendimeve, aq më shumë ekzaminojmë veten dhe modelet sociale mbi të cilat varemi, aq më të mira janë shanset tona për të formësuar revolucionin në mënyrën që çon përpara objektivat tona të përbashkëta dhe mbrojtjen e vlerave tona. Në këtë përpjekje, format e reja të bashkëpunimit dhe qeverisjes, shoqëruar nga një narrativë e përbashkët pozitive do të jenë thelbësore. Për këtë, duhen tre hapa kyç.
Së pari, ne duhet të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe kuptimin mbi çështjet në fjalë. Vendimmarrja nuk mund të ndodhë në izolim. Ne duhet të kemi një qasje gjithëpërfshirë që bashkon mendjet më të ndritura nga e gjithë bota, si nga sektori publik dhe ai privat.
Së dyti, ne duhet të zhvillojmë struktura bashkëkohore rreth mënyrës se si duhet zhvilluar Revolucioni i Katërt Industrial. Për shembull, ne duhet të sigurohemi që vlerat dhe etika janë në zemër të sjelljeve tona individuale dhe kolektive, përfshirë në tregjet e kapitalit dhe ato financiare. Ne dueht të shkojmë përtej tolerancës dhe respektit për te interesi i sinqertë dhe përkujdesi, me fuqizimin dhe gjithëpërfshirjen si parimet që na udhëzojnë veprimet tona.
Së treti, ne duhet të ristrukturojmë sistemet tona ekonomike, sociale dhe politike. Është e qartë se strukturat tona aktuale të qeverisjes dhe modelet dominuese të krijimit të pasurisë nuk janë të pajisura për të përmbushin nevojat aktuale ose të së ardhmes. Çfarë nevojitet tani nuk janë thjesht rregullimet e vogla apo reformat marxhinale, por transformim sistematik bashkëkohor dhe inovativ. Se si përparon Revolucioni i Katërt Industrial kjo do të vendoset nga njerëzit, kultura dhe vlerat. Teknologjitë e reja, megjithatë, sado të mrekullueshme që të duken, janë në thelb thjesht mjete të bëra nga njerëzit për njerëzit. Ne duhet ta mbajmë këtë në mendje dhe të sigurohemi se inovacioni dhe teknologjia vazhdojnë t’i vënë njerëzit përpara, duke na çuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Sapo ta arrijmë këtë, ne mund të shkojmë edhe më larg. Unë besoj shumë se periudha e teknologjisë së re, nëse formësohet me përgjegjësi mund të katalizojë rilindjen e re kulturore që do të krijojë ndjesinë që ne jemi pjesë e diçkaje më të madhe sesa vetja jonë – një qytetërim i vërtetë global.
Revolucioni i Katërt Industrial mund të kompromentojë burimet tradicionale të jetesës për njerëzimin – punën, komunitetin, familjen dhe identitetin – ose mund ta ngrejë njerëzimin në një ndërgjegje të re kolektive dhe morale bazuar në një ndjesi të fatit të përbashkët. Zgjedhja është jona.
(Autori është themelues dhe kryetar i Forumit Ekonomik Botëror. Shkruar për “Project Syndicate”. Marrë nga reporter.al)
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...