Google ADS

Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikueset për Euro 2025

17:59 | 27 Nëntor 2024
D.H

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 fitoi takimin e parë të grupit B1 ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-1, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.

Vajzat dominuan ndeshjen në “Arenën Kombëtare” dhe golat e fitores u shënuan nga Adela Qose dhe Xhesika Ndoj.

Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të me një gol shumë të bukur nga Adela Qose. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Vajzat kuqezi morën sërish avantazhin në minutën e 68-të me kapitenen Xhesika Ndoj, e cila mposhti portieren kundërshtare me një goditje nga brenda zonës.

Në ndeshjen tjetër të grupit B1, Bjellorusia U-19 u ndesh me Moldavinë U-19, teksa vajzat bjelloruse triumfuan me rezultatin 10-0 në takimin e luajtur në Shtëpinë e Futbollit.

Më 30 nëntor, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë në grup kundër Moldavisë, në orën 13:30, ndërsa më 3 dhjetor do të luajnë sfidën përmbyllëse të këtij raundi ndaj Bjellorusisë në të njëjtën orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme