Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme

16:37 | 27 Nëntor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Ditën e Forcës.

Osmani ka thënë se në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme!”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme