Kompania televizive shtetërore e Rusisë në Gjermani, Channel One, njoftoi se Qeveria gjermane i ka urdhëruar dy gazetarë të saj të largohen nga vendi, duke e nxitur Moskën t’ua heqë akreditimin dy korrespondentëve nga grupi media gjerman, ARD, në shenjë hakmarrjeje.
Gazetarët e Channel One, korrespondenti Ivan Blagoi dhe kameramani Dmitry Volkov, thanë se u njoftuan se duhet të largohen nga Gjermania deri kah mesi i dhjetorit. Edhe vetë televizioni e konfirmoi dëbimin e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale të mërkurën.
Blagoi tha se autoritetet gjermane e arsyetuan këtë vendim duke thënë se ai “është në interes të sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në një konferencë për media të mërkurën se Moska ua ka hequr akreditimin dy korrespondentëve të ARD-së, duke thënë se “ne duhet të ndërmarrim kundërmasa”. Ajo nuk dha hollësi të tjera.
Dëbimet e tyre shënojnë zhvillimin më të fundit në një varg tensionesh në rritje midis Rusisë dhe vendeve Perëndimore lidhur me rolin e mediave shtetërore ruse.
Prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, transmetuesit rusë janë përballur me ndalime, qasje të kufizuar në platformat e mediave sociale dhe me akuza për përhapjen e propagandës.
Channel One, një transmetues në gjuhën ruse i popullarizuar mes audiencës më të moshuar në Rusi dhe disa ish-republika sovjetike, është kritikuar për punën e tij.
ARD-ja është shoqatë e transmetuesve publikë gjermanë.
Thuhet se autoritetet gjermane e kanë akuzuar këtë kanal për përhapjen e propagandës dhe dezinformatave mes diasporës rusishtfolëse në Gjermani, e cila numëron qindra mijëra. Akuzat përfshijnë pretendimet se kanali e arsyeton pushtimin rus të Ukrainës dhe i portretizon mbrojtësit e Ukrainës si “nazistë”./rel/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën