Tre burra humbën jetën në një aksident trafiku, pasi ndoqën udhëzimet e navigacionit duke lëvizur në një urë të papërfunduar nga e cila u ranë dhe u përplasën në tokë.
Kaushal Kumai, Vivek Kumar dhe Amit Kumar po udhëtonin nga Gurgurgami në jugperëndim të New Delhit të Indisë në drejtim të Bareilly Uttar Pradesh, derisa ishin duke ndjekur instruksionet e navigacionit që i çoi në një urë të papërfunduar, transmeton Telegrafi.
Trupat e tyre mbetën të ngujuar brenda veturës së shkatërruar që ra nga 10 metra lartësi. Ata i gjetën banorët e zonës ku kishte ndodhur aksidenti.
Hetuesit zbuluan se treshja kishte ndjekur udhëzimet e navigacionit në Google Maps, por që nuk ishte përditësuar dhe se hartat ishin të vjetra.
Ky aplikacion i kishte udhëzuar të udhëtojnë mbi urë që nuk kishte shenja se nuk ka përfunduar dhe se ishte rinovuar pas shembjes së saj në vitin 2022 si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Duke mos e ditur se po lëviznin mbi një urë që nuk ishte e përfunduar, ata as që e morën mundin të ulin shpejtësinë – duke rënë për vdekje në tokë. /Telegrafi/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...