Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Suhodoll në Mitrovicë kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime, që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.
Sipas njoftimit, mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së, shkruan Arbresh.info.
Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre.”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni./Arbresh.info/
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...