E ardhmja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është një çështje që i përket qeverisë italiane, deklaroi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA, në kuadër të konferencës ”Med Dialogues”, që po zhvillohet në Romë.
”Për ne është e rëndësishme të qëndrojmë të përkushtuar ndaj miqve dhe aleatëve tanë italianë, pasi marrëdhëniet tona janë strategjike, pavarësisht se cila parti është në qeveri në Tiranë apo në Romë”, theksoi Hasani.
“Marrëdhënia jonë është mijëravjeçare dhe vazhdon të jetë e fortë. Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në kohë të vështira dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë Italisë”, shtoi ai.
”Shqipëria po ndërmerr hapat më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian, ne e nisëm në mes të tetorit, me fazën e parë të negociatave themelore, më pas do të jetë faza e dytë në dhjetor dhe jemi dakorduar edhe me Komisionin që të hapen të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2025”, shtoi Hasani.
”Negocimi teknik duhet të përfundojë deri në vitin 2027. Më pas do të ketë negociatat politike me shtetet anëtare që megjithatë ka një kalendar të veçantë”, shtoi ai.
”Gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të përgatitemi, të japim rezultate, për ne synimi strategjik është të bëhemi sa më shpejt anëtarë të BE-së, në familjen e së cilës nuk kemi qenë pjesë e 555 viteve të fundit. Së pari për shkak të dominimit osman, 50 vjet komunizëm dhe pesë vite vështirësi që na kanë mbajtur larg familjes ku bëjmë pjesë”, tha ai.
/ rtsh.al /
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...