Pas rreth një viti nga arresti shtëpiak, Sali Berisha është lënë i lirë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr masën e arrestit shtëpiak për kreun demokrat.
Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka deklaruar se nga sot Sali Berisha është i lirë, pa asnjë masë sigurimi ndaj tij.
Po ashtu, Gjokutaj bëri me dije se Gjykata revokoi masën e arrestit shtëpiak si një masë që nuk ka as kushte as kritere.
“Gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë si një masë që s’ka kushte dhe kritere. Nga sot Berisha është i lrië dhe pa ansjë masë sigurimi ndaj tij”, deklaroi Gjokutaj./rtsh.al
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur