Guardiola doli në konferencë pas ndeshjes me gërvishtje të mëdha në kokë, trajneri shpjegoi se çfarë ndodhi

08:58 | 27 Nëntor 2024
Q L

Pep Guardiola po përjeton një seri të paprecedentë të keqe në bankinën e Manchester Cityt, pasi Qytetarët nuk mundën askënd në nëntor dhe mbrëmë nuk arritën të fitojnë në mënyrë të dhimbshme ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Në Etihad, Qytetarët kryesuan me rezultat 3-0 deri në minutën e 75-të, por në fund holandezët u rikthyen për mrekulli dhe fituan një pikë, pasi përfunduan lojën me barazim 3-3.

Guardiola doli në konferencë pas ndeshjes dhe menjëherë të gjithë vunë re gërvishtjet në kokën e tij. E gjithë koka i ishte gërvishtur, dhe gjaku në hundë binte në sy.

“Me gishtat e mi”, tha Guardiola kur u pyet se si ishin bërë gërvishtjet, më pas shtoi: “Doja të lëndoja veten”./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme