Google ADS

Parashikimi i moti në Shqipëri

08:28 | 27 Nëntor 2024
E.K

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë Lindore duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.

Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në ët dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme