Google ADS

Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës

07:06 | 27 Nëntor 2024
R J

Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pika për shqyrtim.

Qeveria do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030 (MKRS), shqyrtimin e Propozim-vendimit për dhënien e mendimit lidhur me Nismën Legjislative të Kuvendit pér “Projektligjin r ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti (ZKM) dhe shqyrtimin e projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (ZKM), raporton RTKlive.

Po ashtu në rend ditës janë edhe këto pika shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në kuadër të Masës 4.6 – Mbështetja e Ndërmarłjeve Publike në Pakon e Ringjalljes Ekonomike (MFPT) dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminaleve Doganore (MMPHI), etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme