Shërbimi spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se rreth 100 mijë euro i janë kursyer buxhetit të shtetit që nga funksionalizimi i Shërbimit të PET/CT ( procedurë e detajuar diagnostikuese), në QKUK, e cila po kryhet në Shërbimin e Mjekësisë Nukleare në QKUK.
Sipas ShSKUK-së, nga 25 qershori i vitit 2024, e deri në fund të muajit shtator, janë kryer 69 raste.
“Pacientët nuk kanë pasur nevojë të dalin jashtë QKUK-së, për të kryer këtë ekzaminim. Përkundër kërkesave të shumta, lista e pritjes është 1 muaj e gjysmë, e jo më shumë, kurse prioritetet për kryerje të rasteve i përcakton ekipi mjekësor i përbërë nga mjekë të profileve të ndryshme, përfshirë mjekun specialist të Onkologjisë, Mjekësisë Nukleare dhe Radiologjisë, të cilët bazuar në dokumentacionin mjekësor vendosin se cilat raste duhet të kryhen me prioritet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...