​Ky është kopshti zoologjik më i trishtë në botë (Foto)

08:05 | 20 Janar 2016
Arbresh.info

Një miliarder armen kishte blerë ca kafshë për të kënaqur egon e tij dhe për t’ua treguar miqve të tij gjatë festave të ndryshme që kishte organizuar.

3 luanë, 2 derra dhe 2 arinj janë kafshët që tash kanë mbetur pa pronar, pasi që ky i fundit është zhdukur dhe për kafshët tashmë kujdesen dy të moshuar.

Kopshti gjendet në qytetin Gyumri të Armenisë, dhe në një shkrim në mediat e huaja po cilësohet si kopshti më i trishtë në botë, pasi që edhe kafshët duken të pashpresa.

Kafshët i kalojnë ditët e tyre në mërzi dhe të uritur brenda tyre kafazeve të vegjël përderisa nuk dihet se ku është pronari i tyre. E për to nuk duan t’ia dinë as autoritetet armene.

6-kopshti-zoologjik 2-kopshti-zoologjik 3-kopshti-zoologjik 4-kopshti-zoologjik 5-kopshti-zoologjik

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme