Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionëve

23:11 | 26 Nëntor 2024
D.H

Interi ka arritur të shënoj fitore minimale ndaj Leipzigut me rezultat 1-0 në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kampionëve.

Një autogol i Leipzigut nga Lukeba në minutën e 27-të i dhuroi fitoren zikaltërve, shkruan Arbresh.info.

Kjo fitore e bën Interin lider së paku deri nesër mbrëma kur Liverpooli, luan sfidën e radhës.

Aktualisht, Interi ka 13 pikë kurse Leipzigu është ende pa pikë në pesë ndeshjet e para.

Sfidën e radhës, skuadra e drejtuar nga Inzaghi do ta luaj me Leverkusenit në Gjermani kurse Leipzigu fitoren e parë do ta kërkojë ndaj Aston Villas./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme