Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve

22:55 | 26 Nëntor 2024
D.H

Arsenal ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek Sportingu me rezultat 1-5 në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kampionëve.

“Topçinjtë” pjesën e parë e mbyllën në avantazh me rezultat 0-3, teksa pjesa e dytë ishte më e balancuar.

Me këtë fitore Arsenali arrin në kuotën e 10 pikëve aq sa ka edhe Sportingu, i cili pëson humbjen e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Fitore të thellë arriti edhe Atalanta e Berat Gjimshitit që mposhti Young Boysin me rezultat 1-6.

Skuadra nga Bergamo ia shkaktoi humbjen e pestë në po aq ndeshje zviceranëve.

Kurse italianët tashmë ndodhen në pozitën e katërt me 11 pikë.

Tek fitorja është rikthyer, Leverkuseni që mposhti Salzburgut bindshëm me rezultat 5-0 në “Bay Arena”.

Me këtë fitore skuadra e Granit Xhakës është në kuotën e 10 pikëve ndërsa Salzburgu mbetet me tri sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme